Pandemia e koronavirusit, shkon në 38 milionë numri i të infektuarve

schedule09:31 - 14 Tetor, 2020

schedule 09:31 - 14 Tetor, 2020

Numri i rasteve me Covid-19 në botë është rritur në 38,372,412 ndërsa  numri i viktimave ka shkuar në 1,080,840 sipas studiuesve në Universitetin Johns Hopkins.

Data 11 tetor, shënoi një rekord të ri duke regjistruar 2.2 milion raste të reja dhe 39,000 viktima, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Europa raportoi rritjen më të madhe të rasteve, një rritje prej 34%, ndërsa viktimat në Afrikë u rritën me 27%. Shtetet e Bashkuara raportuan rritjen më të madhe të rasteve që nga fillimi i gushtit, me 327,000. Spanja pësoi një rënie prej 24%.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të mos ndjekin “imunitetin e tufave”. “Imuniteti i  tufave arrihet duke mbrojtur njerëzit nga  koronavirusi, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij,” tha ai.

SHBA:  SHBA-ja ka regjistruar mbi  7.8 milion raste, ndërkohë, numri i viktimave është 215,086 sipas studiuesve në Universitetin Johns Hopkins.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump rezultoi  negativ për Covid-19 dhe ai nuk është më infektues, tha të hënën mjeku i Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa Donald Trump deklaroi se ishte “imun” në tubimin e tij në Florida, një studim i ri i botuar në The Lancet zbuloi një 25-vjeçar në Nevada ishte infektuar dy herë me koronavirus.   Ky është rasti i parë i konfirmuar i ri-infektimit në SHBA.

India: India ka regjistruar mbi  7.17 milion raste.  Shkalla ditore e rasteve duket se po ngadalësohet, por India pritet të tejkalojë SHBA-në si kombi më i prekur në botë deri në muajin e ardhshëm. Numri i viktimave u rrit në 109.856./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!