Nga Erblina Mile
363 mln euro ose 45 mld lekë është shuma totale e vënë në dispozicion për bizneset dhe individët në kuadër të pandemsië covid ose 2.8% e GDP. Sipas vlerësimeve të FMN Shqipëria ka dhënë ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset në këtë pandemi. Ndërsa sa i përket ndihmës direkt ose parave që kanë marrë direkt qytetarët e prekur nga COVID ne renditemi të fundit në rajon . Ndërkohë që mali i Zi rezulton të jetë vendi me nivelin më të lartë të mbështetjes në bazë të nivelit të mbështetjes .
13,5 mld lekë kanë qenë fonde vetëm për mbështetje me paga të disa kategorive.Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Financave rezulton se deri në fund të tetorit janë shpërndarë 12,9 mld lekë.Në paketën e parë kanë përfituar tre paga nga 26 mijë lekë mbi 125 mijë individë.Drejtoria e Tatimeve raporton ndër të tjera se nga paketa dy paga prej 40 mijë lekësh kanë marë 172,889. Numri i çështjeve të refuzuara është 10.631 ose 17% e totali të çështjeve të hapura.
Më shumë se gjysma e fondit të garancive sovrane të vëna në dispozicion për biznesin ende nuk janë përdorur kjo për shkak të procedurave dhe interesave të larta.Në total qeveria vuri në dispozicion për bizneset 26 mld lekë . Garancia e parë sovrane u miratua në muajin prill në vlerën e 11 miliardë lekëve dhe kishte si synim financimin e bizneseve për pagat e punonjësve.Ndërsa Grancia e dytë Sovrane ishte 15 mld lekë por interesat e saj ishin më të larta dhe kushtet më të vështira.Nëse bëjmë një përllogaritje në bazë të numrit të popullsisë përsa i përket shpërndarjes për frymë,çdo shqiptar ka përfituar 121 euro edhe pse kjo shumë nuk ka shkuar direkt te qytetarët por vetëm në disa kategori dhe pjesën më të madhe e ka përfituar biznesi…Për shkak të vijimit të efekteve të pandemisë shumë biznese kanë bërë apel për një paketë të tretë që tu vij në ndihmë sidomos sektori i turizmit i cili rezultoi më i dëmtuari.
Fondet sipas shteteve
Mali i Zi 1,5 MLD EURO
Maqedonia 470 MLN EURO
Kosova 385 MLN EURO
Shqipëria 363 MLN EURO
Disbursime të paketave Anti-Covid
Paketa 1 6 mld lekë
Paketa 2 6,9 mld lekë
Paketa e Parë përfshin:
-Financim për sektorin e shëndetësisë 3.5 mld lekë
-6,5 mld për mbështetjen e biznesit të vogël që mbyllën aktivitetin
-2 mld lekë për shtresat në nevojë
-11 mld lekë ose 89 mln euro Garancia Sovrane
Paketa Mbështetëse 2:
-7 mld lekë mbështetje prej 40 mijë lekësh për punonjësit e bizneseve
-Garancia Sovrane prej 15 mld lekësh ose 120,9 mln euro.
/mv.abcnews.al