Qendrat kryesore në shkallë globale të betejës me koronavirusin tashmë janë Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nga vija e rrezikut nuk është më Kina që ishte dhe vendi i origjinës së COVID 19.
Deri më tani numri i viktimave në të gjithë botën ka arritur në 23,028 persona, ndërsa numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 510,645. Ndërkohë që numri i të shëruarve nga pandemia vijon me ritme të larta teksa 122,245 persona janë kuruar.
Përveç Italisë që ka humbur 8165 persona nga koronavirusi, tashmë edhe Spanja e ka kaluar Kinën për nga numri i viktimave me një shifër prej 4145 personash.
Gjithashtu situata po rëndohet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku shifrat e të infektuarve të konfirmuar ka arritur ne në mbi 69 mijë raste ndërsa ka pasur mbi 1000 të vdekur.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive në mbarë botën që të shtojnë prodhimin e paketave të diagnostikimit, si dhe të forcojnë infrastrukturën spitalore për të mjekuar pacientët, që të vihet nën kontroll përhapja e virusit./abcnews.al