Koronavirusi ka hapur shumë çështje dhe pyetje, jo vetëm për shëndetin e njeriut por edhe krizën ekonomike.
Për momentin, qytetarët e Kosovës janë duke jetuar dy kriza; pandeminë e Koronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie.
Në këtë mënyrë, mediat në Kosovë raportojnë lajmin se për të lehtësuar sadopak këtë gjendje tek familjet, të cilat prej katër muajsh janë izoluar në shtëpitë e tyre, por edhe për ato familje të cilat nuk e kanë mundësinë financiare për të frekuentuar ambientet rekreative, siç është pishina e Germisë, kompania e cila menaxhon kompleksin, vendosi që hyrja ditën e enjte nga ora 10:00 deri në orën 11:00, të ishte pa pagesë.
Më tej theksohet se do të respektohen me përpikmëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.
Vetëm një ditë më parë Kosova shënoi një rekord të ri me 241 raste të reja me Covid-19 në 24 orë, dhe 6 viktima./abcnews.al