Në konferencën “Pandemia dhe rimëkëmbja” e zhvilluar ditën e sotme për situatën e pandemisë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se përballimi i kësaj sëmundje kërkon bashkëpunim dhe pjesëmarrje.
“Kuvendi dhe parlamentarët u përgatitën për koronavirusin. Tërmeti na kujtoi se ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga fenomenet e natyrës duhet të rregullohen. Përballimi i pasojave të tërmetit kërkonte lidership teknik. Përballimi i pandemisë është një sfidë shumë e madhe. Përballimi i pandemisë kërkon lidership, që kërkon bashkëpunim të qeverisë me qytetarët. Kërkuam nga qytetarët bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Pandemia ka shkaktuar pasoja ekonomike e sociale si dhe thellim të pabarazisë sociale”, tha Ruçi.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij Taulant Balla tha se Shqipëria mori masat e duhura për menaxhimin e kësaj situate.
Balla u shpreh skeptik për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se procesi i integrimit ka ndikuar në zhvillimet e marrëdhënies me BE.
Ndërsa u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit, Balla tha se bojkotet duhet t’i përkasin të shkuarës.
/abcnews.al/

