Pandemia dhe Chelsea, Havertz: Një titull këtu nuk krahasohet me asgjë tjetër

schedule17:16 - 14 Nëntor, 2020

schedule 17:16 - 14 Nëntor, 2020

Kai Havertz është një nga goditje e mëdha të Chelsea në merkaton e verës. Klubi anglez pagoi 80 milion euro te Bayer Leverkusen për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit gjerman. Mesfushori ofensiv ka shënuar 4 gola deri tani me ekipin e ri, teksa po qëndron në karantinë prej disa ditësh për shkak të infektimit me Covid-19.

Në një prononcim për SportBild, Havertz flet rreth pandemisë, kalimit te Chelsea, futbollit që po tentojnë të praktikojnë djemtë e Lampard dhe objektivave. “Tani ndihem disi më mirë. Rëndësi ka që njerëzit ta ngulisin në tru që ky koronavirus nuk është një shaka, duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Chelsea? Doja të transferohesha te një klub që kishte projekt që të më pëlqente. Një ndryshim entuziazmues për mua, kemi një skuadër të re në moshë, por me lojtarë të mëdhenj.

Duam të bëjmë gjëra të mëdha në fushë dhe në pëlqen të luajmë një futboll sulmues. Kjo gjë më motivon të jap më të mirën. Një titull i fituar me Chelsea vlen më shumë sesa një i fituar me Realin, Barcelonën, Bayernin apo Liverpool“, thekson talenti gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!