“Pandemi dhe tërmet”, Denaj në Kuvend: Qeveria Rama reagoi shpejt dhe saktë

schedule10:17 - 28 Janar, 2021

schedule 10:17 - 28 Janar, 2021

Në seancën e sotme plenare ku në rend ditë është diskutimi i aktit normativ për buxhetin e vitit 2020, ministrja e Financave Anila Denaj, në fjalën e saj deklaroi se qeveria mori masa në kohë rekord gjatë situatës së pandemisë.

Teksa bëri edhe bilancin për arritjet e qeverisë tha se Shqipëria është rikthyer në një objekt rindërtimi për të ringritur zonat e dëmtuara nga tërmeti.

“Ruajtëm parametrat fiskal pavarësisht zgjerimit të borxhit. Sistemi financiar është totalisht i qëndrueshëm, pozicioni i jashtëm i ekonomisë ka qëndruar stabël. Ne ia dolëm të realizonim në kohë dhe rekord një mbështetje për të gjithë qytetarët, më kurajon dhe shpresën se më të vështirën e kaluam vitin e kaluar”, tha Denaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!