Panariti zbulon skenarin e frikshëm të Covid që na pret në dimër

schedule10:46 - 12 Gusht, 2020

schedule 10:46 - 12 Gusht, 2020

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se duhet të merren masa urgjente për të përballuar COVID-in, pas rritjes së rasteve.

Panariti shprehet se dimri duhet të na gjejë me 2 mijë shtretër spitalorë, pasi në periudhën e korrikut dhe mesit të gushtit rastet janë rritur mesatarisht 2.7% në ditë.

Ish-ministri gjithashtu shton se duhet të veprohet shpejt pasi nuk na mbron as imuniteti i tufës sepse jemi ende në vlerat 5-6 % të tij.

Me këto kapacitete të mangëta, ky fluks infektimi ditor me covid, na çon për një muaj në kolaps? Është urgjente dyfishimi i shtretërve deri në fillim shtatori. Ndërsa dimri duhet të na gjejë me dy mijë shtretër spitalorë. Sepse vetëm midis korrikut dhe mesit të gushtit rastet me Covid 19 janë rritur mesatarisht 2.7% në ditë .

Duke pasur parasysh se 80 % e rasteve kërkojnë dy javë që të shërohen, ndërsa 20% kërkojnë 6 javë atëherë me laps në dorë i bie që në fillim te tetorit të kemi mbi 500 te hospitalizuar që është afërsisht kapaciteti i 4 spitaleve covid. Deri tani kemi në këmbë vetëm dy spitale anti covid! Nuk na mbron as imuniteti i tufës sepse jemi ende në vlerat 5-6 përqind të tij. Koha nuk pret!”, ka shkruar Panariti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!