Panama, të paktën 16 emigrantë mbyten në lumë

schedule07:43 - 26 Korrik, 2024

schedule 07:43 - 26 Korrik, 2024

Gjashtëmbëdhjetë emigrantë u mbytën duke u përpjekur të kalonin një lumë në veri të Panamasë.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti i vendit, Jose Raul Molino.

Roja Kufitare e Panamasë njoftoi se kishte gjetur trupat e 10 emigrantëve, ndërsa nuk specifikoi kombësinë e tyre.

Tragjedia ndodhi në provincën bregdetare të Kuna Yala, pranë kufirit me Kolumbinë , një zonë e mbuluar me pyll tropikal që është bërë pjesë e rrugës së marrë nga emigrantët që përpiqen të arrijnë në SHBA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!