Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Panairi i Punës në Athinë/ Rama tregon se si do të funksionojë: Nismë që synojmë ta bëjmë traditë gjatë mandatit të katërt

schedule08:40 - 27 Shkurt, 2025

schedule 08:40 - 27 Shkurt, 2025

Më 2 Mars, në Athinë do të hapë dyert Panairi i Punës me moton “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, i cili ka për qëllim që shqiptarët që jetojnë atje të kenë mundësi të punësohen në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me ndjekësit në Facebook, tha se do të vihet në dispozicion një webfaqe, ku do të mund të shihen të gjitha ofertat e punës, qoftë sezonale apo vjetore. Sipas tij, këtë nismë synojnë ta “shtrijnë” edhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

“Me panairin në Athinë synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare në ndërtim, turizëm, inovacion me bashkëatdhetarët tanë dhe në Athinë. I gjithë materiali do të jetë në dispozicion në një faqe web online ku të gjithë do të mund të hyjnë dhe shikojnë mundësi për kontrata pune në Shqipëri, qoftë sezonale për turizmin, apo gjithë vjetore në fusha të tjera. Sfida është që të thyejmë këtë stereotipin, sipas të cilit, në Shqipëri pagat janë shumë të ulëta dhe mundësitë janë të pakta.

Dhe ta thyejmë stereotipin me fakte dhe pasqyra konkrete që janë të aksesueshme dhe në të cilat mund të shihen kontratat, modelet dhe kushtet. Kështu që besoj se do të jetë një fillim i mbarë. Natyrisht është vetëm hapi i parë. Këto panaire do t’i bëjmë traditë në muajt dhe vitet e mandatit të 4 sepse do ta lidhim procesin e negociatave për anëtarësim me procesin e nxitjes së kthimit për të investuar apo punuar këtu në Shqipëri. Kur flas për kthim kam parasysh jo vetëm ngritjen e plaçkave por edhe kthimin e pjesshëm apo investimin këtu duke qëndruar atje. Në të gjitha rastet unë besoj do të jetë një përfitim reciprok qoftë për ata që kthehen qoftë për vendin.”, u shpreh kryeministri./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!