Ky është momenti kur i shpalluri në kërkim, Gazment Bucpapaj, qëllon me thike, 31-vjecarin Egli Pashollari në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë zonës së njohur si ish-Parku. Në këtë video të siguruar nga ABC News, shihet Egli Pashollari i cili ka ndaluar makinën në mes të rrugës dhe ka zbritur prej saj.
Drejt tij duket Gazment Bucpapaj teksa afrohet dhe në preznecë te bashkëshortes sulmon fizikisht dhe qëllon me thikë Egli Pashollarin, i cili ndërroi jetë pavarësisht se u dërguar në spital. Ne video shihet se një person tjetër tenton të ndaj Egli Pashollarin dhe Gazment Bucpapën.
Pas ngjarjes 40-vjecari Gazment Bucpapaj largohet bashkë me bashkëshorten e tij në rrugicat e zonës së Ish Parkut.
Hetusit dyshojnë se vrasësi i cili është shpallur në kërkim, kishte mbërritur në zone për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market fare pranë vendit të ngjarjes. Sipas hetuesve sherri mes tyre ka nisur për motive banale, pasi viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e autorit.


