Ky është momenti kur ushtarët izraelitë hedhin tre trupa të pajetë nga çatia pas një bastisjeje në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.
Në videon e siguruar nga Associated Press, tre ushtarët shihen duke kapur një trup të pajetë, e tërheqin zvarrë drejt skajit të çatisë edhe me pas e shtyjnë. E njëjta procedure u ndoq edhe për hedhjen e 2 trupave të tjerë. Pamjet tregojnë një buldozer të ushtrisë izraelite duke lëvizur pranë ndërtesave ku u hodhën trupat. Identiteti dhe shkaku i vdekjes së tyre nuk dihen.
Ushtria njoftoi se rasti po hetohet dhe se këto veprime nuk janë në përputhje me parimet e forcave izraelite. “Ky është një incident serioz që nuk përkon me vlerat e dhe pritshmëritë e ushtarëve. Incidenti është në shqyrtim” thuhet në deklaratë.
Infinite Immorality
Israeli forces tampering with the bodies of theree Palestinian youths murdered by them in Qabatia Town to the South of Jenin in the West Bank. pic.twitter.com/V22Y3xkDSD— Osama Nazzal (@OsamaNazza278) September 19, 2024
Zyrtarët izraelitë thanë se trupat e tij kishin vrarë katër militantë gjatë operacioneve në veri të bregut perëndimor.
Grupet e të drejtave thanë se ushtria izraelite rrallë ndjek penalisht ushtarët në rastet e dëmtimit të raportuar ndaj palestinezëve, Sipas ligjit ndërkombëtar, ushtarët supozohet të sigurojnë që trupat e pajetë, përfshirë ato të luftëtarëve të armikut, të trajtohen në mënyrë të denjë.
Në fillim të këtij muaji, Izraeli organizoi sulmin e tij më vdekjeprurës në Bregun Perëndimor verior që nga fillimi i luftës, duke vrarë të paktën 33 njerëz./abcnews.al