Këto janë pamjet e serave me kanabis të sekuestruara ditën e sotme gjatë një aksioni të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë-Krujës.
Pasi është sekuestruar, lënda narkotike është djegur nga uniformat blu. Operacioni po vijon ende ndërsa deri më tani janë disa persona të shoqëruar në komisariat.
Janë mbi 10 sera me kanabis të cilat ishin kamufluar si të kultivuara me perime që janë asgjësuar nga policia sot.
Operacioni është zhvilluar në Malësinë e Krujës dhe në fshatrat përreth Niklës, si në Larushë, Kurcaj, Zezë, etj. /mv.abcnews.al