Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, një burrë i maskuar si grua “përlyen” me tortë Mona Lisa-n në Louvre

schedule10:09 - 30 Maj, 2022

schedule 10:09 - 30 Maj, 2022

Një i ri në Francë u maskua si grua në karrocë me rrota dhe vizitoi muzeun e Louvre-t, vetëm që t’i “përplaste në fytyre” një copë torte kryeveprës së Lenardo da Vincit, Mona Lisa. Fotot dhe videot nga skena e pazakontë janë duke bërë tashmë xhiron e rrjetit dhe tregojnë pikturën e famshme të “përlyer” me krem të bardhë.

Në fakt i vetmi që u prek nga torta ishte xhami mbrojtës i vendosur përpara veprës së paçmuar të artit, e cila u pikturua nga Leonardo da Vinci në periudhën 1503-1519.

Sipas asaj që raportojnë mediat duke cituar dëshmitarë okularë, i riu u fut në dhomën ku ndodhet kryevepra e da Vincit me paruke ndërsa qëndronte në një karrocë me rrota. Dhe, në një moment u çua në këmbë, iu afrua pikturës dhe i hodhi tortën.

Menjëherë në skenë erdhi stafi i sigurisë së muzeut dhe e largoi të riun nga dhoma ndërsa të pranishmit u mblodhën për të fotografuar Mona Lisan. /abcnews.al/