Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 5 mijë emigrantë, mes tyre 862 të mitur, mbeten ende në Ceuta

schedule11:58 - 4 Gusht, 2026

schedule 11:58 - 4 Gusht, 2026

Autoritetet në qytetin autonom spanjoll të Ceutës po përballen ende me pasojat e valës masive të emigrantëve që mbërritën javën e kaluar nga Maroku. Sipas autoriteteve lokale, mes 3,000 dhe 5,000 persona vazhdojnë të ndodhen në territorin spanjoll, ndërsa 862 prej tyre janë të mitur.

Forcat e sigurisë bëjnë të ditur se rreth 73,500 persona janë kthyer tashmë në Marok, ndërsa kriza ka shkaktuar të paktën 88 viktima të konfirmuara. Autoritetet marokene kanë gjetur gjithashtu trupa të pajetë në ujërat e tyre territoriale.

Presidenti i Ceutës, Juan Vivas, deklaroi se situata ende nuk është normalizuar dhe se qyteti vazhdon të përballet me pasojat e fluksit të papritur. Ai theksoi se edhe në ditët para mbërritjes masive, rreth 1,800 deri në 2,000 persona kishin hyrë në Ceuta duke notuar, çka sipas tij ishte një sinjal i qartë për nevojën e forcimit të kontrollit kufitar dhe koordinimit më të mirë për të shmangur kriza të ngjashme.



Në një intervistë për gazetën spanjolle *El País*, Vivas u shpreh se ngjarjet kanë shkaktuar frikë, pasiguri dhe ndjenjë pafuqie te banorët, duke shtuar se “Maroku ka treguar se nuk mund t’i besohet dhe duhet të kërkohet respekt prej tij.”

Një nga sfidat më të mëdha për Ceutën mbetet kujdesi për të miturit. Aktualisht, 862 fëmijë dhe adoleshentë ndodhen nën përgjegjësinë e autoriteteve lokale, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se numri mund të arrijë deri në 1,000 ose edhe 1,100, bazuar në përvojën e krizës migratore të vitit 2021.

Qendra ekzistuese e pritjes janë tejmbushur. Kapaciteti normal prej vetëm 29 vendesh për të mitur po funksionon me afro 3,000% mbi kapacitet. Për këtë arsye, autoritetet po përgatisin ambiente të reja, përfshirë një magazinë industriale në El Tarajal, ndërsa i kanë kërkuar qeverisë spanjolle ndihmë urgjente dhe fonde shtesë.

Rreth 250 punonjës janë angazhuar në kujdesin për të miturit, duke u siguruar strehim, ushqim dhe veshmbathje. Fëmijët më të vegjël janë sistemuar në ambiente më të përshtatshme, ndërsa adoleshentët po strehohen përkohësisht deri në krijimin e kapaciteteve të reja.

Pas mbërritjes masive të emigrantëve, tensionet në disa lagje të Ceutës janë rritur. Disa banorë kanë vendosur barriera dhe gardhe të improvizuara për të kufizuar hyrjen në rrugët e lagjeve të tyre.

Sipas mediave lokale, janë raportuar disa incidente të izoluara dhe përplasje. Një banor pretendoi se ishte sulmuar pasi refuzoi t’i jepte një cigare një emigranti, ndërsa disa të rinj emigrantë shprehën keqardhje që veprimet e një pakice po dëmtojnë imazhin e pjesës tjetër të grupit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!