Pamjet nga vendi i ngjarjes, autorët djegin të tyren dhe largohen me makinën e viktimës

schedule10:44 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 10:44 - 27 Dhjetor, 2021

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliut mëngjesin e  sotëm në Peqin. Burime për ABC bëjnë të ditur se autorët pasi kanë vrarë 35-vjeçarin i kanë vënë flakën makinës së tyre vetëm pak metra më larg. Abc ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku policia ka rrethuar vendin e krimit dhe po heton për gjurmimin e autorëve. Ndërkohë për tu larguar autorët kanë përdorur makinën e viktimës.

Viktima, Albi Bashaliu është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2017, ky person u arrestua pasi akuzohej për atentat ndaj dy personave. Ndërkohë 35-vjeçari është vëllai i Leonard Bashaliu. Ky i fundit në qershor të këtij viti vrau një 45 vjeçar, krim për të cilin po kryen dënimin në burg.

Një ndër pistat ku po hetohet është edhe ajo e hakmarrjes që lidhet me të shkuarën e viktimës dhe vëllait të tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!