Pamjet nga sateliti, erërat e forta në Greqi çojnë tymin e zjarreve drejt lindjes

schedule19:14 - 6 Gusht, 2021

schedule 19:14 - 6 Gusht, 2021

Mediat në Greqi kanë publikuar pamje të marra nga sateliti që tregojnë më qartë madhësinë e zonave të prekura nga zjarret.

Imazhet e publikuara janë shkrepur nga sateliti Aqua MODIS i NASA -s pasditen e së premtes. Në to duket shkalla e vërtetë e katastrofës që ka “rënë” në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Nga hapësira mund të shihet tymi që përhapet drejt lindjes për në Egje për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë vendin orëve të fundit. Ndërkohë, siç raportojnë mediat në vend, zjarret mbeten ende të pakontrolluara në Atikën verilindore. Në disa zona ka nisur tashmë edhe evakuimi. s.b/abcnews.al/