Mercenarët Wagner janë parë për herë të parë në një video të publikuar së fundmi ndërsa kalonin derë më derë në Donbas. Ata janë filmuar nga një dron në qytetin e Popasnaya-s, Ukraina lindore, ndërsa përfshiheshin në luftime intensive me ushtarët ukrainas.
Në video, ata shihen ndërsa pushtojnë një shtëpi dhe hedhin granata përpara se t’i detyrojnë të dorëzohen.
Pamjet vijnë në një kohë kur inteligjenca britanike ka bërë të ditur dje se forcat ruse “po luftonin për të thyer mbrojtjen dhe për të vijuar me vrull bejetën për Donbass-it, rezultati i së cilës shihet si vendimtar për luftën e përgjithshme.
Pamjet e mercenarëve të Wagner u shfaqën për herë të parë në kanalin Telegram të kolonel Kassad – një bloger pro-rus i quajtur Boris Rozin, i cili publikon lajme nga Ukraina për një audiencë prej qindra mijërash. /abcnews.al/