Lazarat- Një shtetas është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit të zhvilluar u gjetën në oborrin e këtij shtetasi në Lazarat bimë narkotike kanabis, ndërsa në banesë iu gjetën rreth 1.4 kilogramë kanabis, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/



