Gjashtë refugjatë afganë u kapen nga policia pasditen e djeshme në hyrje të qytetit të Pogradecit në zonën e quajtur “Enkelana”.
Mësohet se bëhet fjalë për dy familje, 3 të rritur dhe 3 fëmijë, ndërsa dy prej prej fëmijëve janë minorenë.
LEXO EDHE: Transportonin emigrantë të paligjshëm, policia arreston dy persona
Burime bëjnë të ditur se ata kishin ardhur në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec po në këmbë.
Emigrantët janë parë nga kalimtarë të rastit si fillim që i kanë gjetur duke qarë në rrugë pasi kishin mbetur aty. Ata janë shprehur se kishin ecur prej 7-8 ditësh për të mbërritur deri në Pogradec.
Njëri prej tyre është shprehur për mediat se do të udhëtonin drejt Tiranës, më pas në Shkodër, për të kaluar drejt vendeve të BE-së.
Ata u morën nga policia kufitare dhe u transportuan drejt Korçës për procedura të mëtejshme. g.v/abcnews.al