Dhjetë alpinistë, nëntë britanikë dhe një amerikan, që ndodheshin në malet Tien Shan në Kirgistan patën fat mjaftueshëm dhe i shpëtuan një orteku që nisi të bjerë me shpejtësi të madhe nga lartësia.
Një nga alpinistët, Harry Sitmin, postoi një video të incidentit në Instagram. Pamjet tregojnë momentin kur masivi me dëborë shkëputet nga maja nga një distancë e largët derisa edhe ai vetë mbulohet nga një shtresë akulli.
I suppose there was nowhere to run to, but still! ?pic.twitter.com/3GE4M4YOxa
— James Withers (@scotfoodjames) July 10, 2022
Sitmin arriti të shpëtonte pasi ndodhej pas disa shkëmbinjve të cilët i përdori si strehë dhe i gjithë grupi arritën që të strehoheshin ndërsa dëbora u kalonte sipër.
“Mendova se do të vdisja,” thotë ai ndër të tjera në videon e publikuar.
Malet Tien Shan shtrihen kryesisht përgjatë Kirgistanit juglindor dhe kufirit të tij verilindor me Kinën. Në të kaluarën ishin pjesë e rrugës së lashtë të tregtisë së mëndafshit nga Lindja e Mesme dhe Azia në perëndim. /abcnews.al/