Një shpërthim katastrofik në një depo ku mbaheshin lëndë plasëse u ka marrë jetën të paktën 135 personave në kryeqytetin e Libanit. Ndërsa, dhjetëra persona mbeten ende nën gërmadha të paktën 5000 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë në mediat sociale vijojnë të publikohen foto të momenteve kur shpërthimi i madh mori gjithçka përpara.
Në një video të publikuar së fundmi, duket një grua bashkë me tre fëmijë që së bashku janë duke parë shpërthimin fillestar në port.
Por më pas me shpërthimin e radhës, vala e madhe e impaktit rrëzon sipër tyre dritaren ndërsa apartamenti tronditet. Për fat të mirë duket se gruaja dhe fëmijët nuk kanë marrë dëme serioze.
View this post on Instagram
Momenti gjate shperthimit ne portin e Bejrutit. Femijet shpetojne per mrekulli. ?
Një tjetër video, e filmuar me dron, tregon impaktin shkatërrues që shpërthimi pati në kryeqytetin libanez, i cili duket tashmë si një vend i shkretuar. /abcnews.al/
Destruction left by deadly #Beirut blast revealed in drone footage
FULL VIDEO: https://t.co/Q0inDbwKMU#BeirutBlasts#Lebanon pic.twitter.com/DAKVYcvhZX
— Ruptly (@Ruptly) August 5, 2020