Mbarë opinion publik është tronditur nga aksidenti tragjik në Greqi, që i mori jetën një 18-vjeçari në orët e para të mëngjesit sot.
Për arsye ende të paditura i riu humbi kontrollin e mjetit që po drejtonte e për pasojë makina është gozhduar në një pemë anash rrugës.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa që pema është rrëzuar.
Të shokuar nga ngjarja banorët e zonës thonë për mediet greke se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe se pema u shkul.
“Dëgjova një bam, u bë zhurmë e madhe, pema u shkul, dola dhe pashë makinën e përmbysur”, ka thënë para kameras një banor i zonës.
Nxjerrja e 18-vjeçarit nga mjeti kërkoi ndërhyrjen e Brigadës së Zjarrfikëses , e cila shkoi në vendngjarje me 3 automjete dhe 8 zjarrfikës të cilët nxorën drejtuesin e mjetit nga makina e dëmtuar./abcnews.al//abcnews.al/