Një i ri 28-vjeçar me ngjyrë në shtetin e Virxhinias, ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës së policisë dhe stafit në një spital psikiatrik. Ngjarja ndodhi në shtetin e Virxhinias, ku 28-vjeçari me ngjyrë Irvo Otieno vdiq në spitalin psikiatrik, ku u soll nga burgu i kontesë Henrico.
Videoja e publikuar nga prokurorët në Virxhinia dëshmon momentet kur në datën 6 mars Irvo Otieno, 28 vjeça shtrihet përtokë nga policët dhe stafi spitalor teksa po transerohej nga spitali në burg.
Shtatë oficerë dhe tre persona të stafit mjekësorë janë akuzuar për vrasje të shkallës së dytë .
Nëna e viktimës, Caroline Ouko është shprehur e lumtur që kjo video u publikua dhe që autorët do të dënohen.
“Ato dhjetë monstra. Ata dhjetë kriminelë. U gëzova kur dëgjova se ata u paditën. Dhe ky është vetëm hapi i pare. Shpresoj që me ekipin tim pranë meje, me miqtë e mi pas meje, me komunitetin tim pas meje, me nënat dhe baballarët që kanë frikë për atë që mund t’u ndodhë fëmijëve të tyre pasi kanë parë atë që ndodhi me Irvo. Me të rinjtë që po kalojnë shqetësime mendore. Dhe bota pas meje, ne do të arrijmë drejtësinë për Irvo Otieno,” tha ajo.
Otieno fillimisht ishte arrestuar më 3 mars si i dyshuar për një vjedhje. Ai ishte dërguar më pas në një spital për persona me probleme mendore, ku policia dërgon zakonisht dërgon personat që vlerëson se potencialisht mund ta lëndojnë veten apo të tjerët si rezultat i problemeve që kanë.
Në video shihet sesi Irvo Otieno mbahet në krahë nga policia dhe stafi spitalor ku më pas ata e shtrijnë viktimën përtokë. Pas 11 minutash zyrtarët policorë dhe stafi mjekësoh tërhiqen dhe përpiqen ti japin Otienos ndihmën e parë pasi ai po qëndronte pa shenja jete.
Kujtojmë se ky është i disati rast kur një i ri me ngjyrë bie pre e dhunës vdekjeprurëse nga ana e policisë, çështje për të cilën ka pasur protesta të dhunshme në mbarë Shtetet e Bashkuara.
/abcnews.al