Pamje të frikshme nga Kavaja, shoferi humb kontrollin e automjetit e përplaset me shtyllën

schedule15:44 - 17 Qershor, 2020

schedule 15:44 - 17 Qershor, 2020

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Kavajë.

Njoftohet se rreth orës 13:10, tek vendi i quajtur “Unaza e vjetër”, efektivi i policisë Murat Xhahysa ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë.

Për pasojë ai ka mbetur i lënduar dhe është dërguar menjëherë në spital ku po merr kujdes shëndetësor. Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al duket momenti kur automjeti, që po ecte me një shpejtësi të lartë, përplaset me shtyllën.

Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.06.2020, rreth orës 13:10, në Kavajë, tek vendi i quajtur “Unaza e vjetër” mjeti me drejtues M.Xh.,, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/