Flakët kanë përparuar edhe më shumë më zonën e Gjormit. Si pasojë e zjarrit që ka përfshirë disa ara, rrezikojnë edhe disa banesa.
Në zonë ndodhen 40 forca të ushtrisë në betejë me flakët. Ndërkohë nga ajri një helikopter vijojnë përpjekjet për neutralizuar zjarrin por era e fortë ka vështirësuar ndërhyrjen e tij.
Ndërkohë në Karaburun vijojnë të jenë aktive tre vatra zjarri. Aksioni nga ajro është ndërprerë për shkak të erës së fortë dhe pritet të rifillojë sërish.
Zjarri vijon të prezent mbi fshatin Dukat, ndërsa për momentin nuk rrezikohen banesa. Forcat e ushtrisë janë në gatishmëri me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve drejt parkut Kombëtar të Llogarasë. m.v/abcnews.al