Ky është momenti kur Rudolf Nikolli është futur brenda ambienteve të xhamisë “Dine Hoxha” dhe ka nisur të sulmojë me thikë besimtarët.
Në pamjet e siguruar nga gazetarja Xhensila Kodra shihet teksa Nikolli futet me shpejtësi brenda në xhami dhe nis menjëherë sulmin me thikë. Të gjendur në befasi nga ajo që po ndodhte besimtarët janë munduar t’i shmangen.
Në video shihet se një prej tyre ikën me vrap për t’i shpëtuar, ndërsa autori vijon të qëllojë me thikë personat e tjerë që ndodheshin në xhami.
Sot gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin, ndërsa do të hetohet për terrorizëm. Drejtoria e Anti-terrorit ka referuar materialet në prokurori, me akuzën si veprim me qëllime terrorist.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në 19 prill kur Rudolf Nikolli hyri në xhami me thikë, dhe goditi disa besimtarë. Pas kësaj 34 vjeçari ka tentuar të largohet, por me ndërhyrjen e qytetarëve dhe policisë është arrestuar.
Ngjarja është fiksuar nga kamerat e xhamisë, ndërsa në dëshminë e tij ai ka thënë se ka hyrë në xhami dhe ka parë 10 persona brenda. g.v/abcnews.al