Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Të rinjtë shtyjnë makinën mes borës për të mbërritur në kohë në spital, e moshuara vdes rrugës

schedule10:02 - 15 Shkurt, 2021

schedule 10:02 - 15 Shkurt, 2021

Pamje rrëqethëse nga fshati Limaj në Dibër. Një e moshuar është marrë me batanije nga disa të rinj për t’u dërguar në spital, por rruga e bllokuar nga bora nuk i ka lejuar të arrijnë në kohë. E moshuara ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.

ABC ka siguruar pamje nga momenti kur të rinjtë fillimisht e shtyjnë makinën dhe më pas me anë të disa lopatave përpiqen të hapin rrugën në mënyrë që ajo të kalojë.

Por terreni malor nuk i lejon të bëjnë përpara pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Disa prej tyre kanë ftohtë dhe ndërrojnë njëri-tjetrin duke ngrohur duart për t’u kthyer sërish duke shtyrë makinën pavarësisht riskut në rast se ajo do të rrëshqiste./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!