Kufoma që nuk janë hequr akoma nga rrugët, të mbështjella me batanije, xhupa, pallto, apo çdo lloj mbulese tjetër. Ndërtesa të rrënuara, me mure të nxirë dhe gërmadha kudo. Këto janë pamjet e trishta nga Mariupoli.
Rreth 400 mijë njerëz për më shumë se dy javë mbeten të bllokuar ne qytetin port Mariupol në Ukrainë.
Banorët e Mariupolit po luftojnë dita ditës për të mbijetuar nga bombardimet e forta, që janë ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin, sipas autoriteteve lokale.
Në ditën e 24 të luftës Rusi-Ukrainë Ministria e Mbrojtjes në Kiev tha se forcat ruse po “blindojnë” Mariupolin nga të gjitha anët.
Pa ujë dhe pa ngrohje, gratë mblidhen në vendet ku kanë ndezur zjarr për të gatuar ato pak ushqime që u kanë mbetur.
Me ardhjen e pranverës, nuk ka më dëborë që banorët ta shkrijnë për të plotësuar nevojat e tyre për ujë.
Banorët thonë se askush nuk e priste këtë luftë në Ukrainën post-sovjetike, megjithëse disa përjetuan trazira të tjera që tronditën vendin kur ishte nën sundimin sovjetik./abcnews.al/