Violinistja Dagmar Turner i ka habitur të gjithë gjatë operacionit në tru në King’s College Hospital në Londër.
Kirurgët i kërkuan 53-vjeçares që të luante në instrumentin e saj për t’u siguruar që aftësitë muzikore të profesionistes të mos dëmtoheshin gjatë heqjes së tumorit sipas USA TODAY.
Tumori, në lobin e saj frontal të djathtë, ishte rrezikshmërisht afër zonave të trurit të saj që ishin përgjegjës për koordinimin e lëvizjeve delikate në dorën e majtë.
Këto zona janë vendimtare për të luajtur me violinë dhe distanca e tyre nga tumori ishte shumë e ngushtë.
“Violina është pasioni im. Unë kam luajtur që kur kam qenë 10 vjeç,” tha Turner. “Mendimi që do e humbas aftësinë time për të luajtur është kaq e tmerrshme”.
Dr. Keyoumars Ashkan, një neurokirurg, gjeti këtë zgjidhje krijuese.
Para procedurës, një ekip ekspertësh mjekësorë kaloi dy orë kohë duke studiuar trurin e Turner për të kuptuar se cilat zona ishin aktive kur ajo luante violinë.
Dagmar u rikhye në shtëpi 3 ditë mbas operacionit./abcnews.al