Pamje përrallore, ngrin Liqeni i Fushë Studës, gjithçka e mbuluar nga dëbora

schedule22:27 - 9 Shkurt, 2022

schedule 22:27 - 9 Shkurt, 2022

Gjatë këtij muaji vendi jonë ka shënuar temperatura ekstremisht të ulëta.

Në një kohë që temperaturat kanë shkuar në -10 °C Liqeni i Fushë Studës ka filluar të ngrijë. Kjo pamje në Njësinë Administrative të Steblevës në Bashkinë e Librazhdit tregon se në liqen nuk lëviz asgjë, ndërsa gjithçka përreth është e zbardhur nga dëbora.

Pamje të tilla përrallore dhe të paimagjinueshme si Liqeni i Fushë Studës gjatë stinës së Dimrit ofrojnë edhe liqenet e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë të cilët janë kthyer destinacion i përhershëm për turistët e aventurës që më së shumti janë të huaj.

Sa i përket motit në të gjithë vendin, sipas Meteoalb qëndrueshmëria atmosferike do të dominojnë në pothuajse të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C. /abcnews.al