FIER- Një i mitur ka mbetur i lënduar me thikë pas një sherri në qytetin e Fierit.
Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se 16-vjeçari ka vetëm disa gërvishtje në këmbë.
Rreth një orë më parë ai u konfliktua me një person tjetër në lagjen “8 shkurti” ku dyshohet të jetë sulmuar me mjet prerës.
Adoleshenti nuk ka treguar asnjë detaj mbi konfliktin ku ishte përfshirë dhe autorin./abcnews.al