Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Bushat.
Sipas burimeve paraprake, një kamion ka përplasur fillimisht një mjet e ky i fundit ka goditur një tjetër automjet. Nga pamjet e siguruara për ABC News, duket që përplasja ka qenë tepër e fortë dhe ka rezultuar fatale për një shtetas i identifikuar si Altin Luli i cili ka ndërruar jetë.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre pasagjerët (bashkëshortja e shtetasit Luli dhe dy fëmijët e tyre të mitur) janë dëguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. / abcnews.al /

