Ndodh mrekullia në QSUT: Operacioni i vështirë i shpëton jetën foshnjes 12 ditëshe

schedule10:13 - 29 Gusht, 2020

schedule 10:13 - 29 Gusht, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se përpos situatës nga Covid, një lajm i mirë është se një bebe vetëm 12 ditëshe ja ka dalë me sukses pas një ndërhyrje.

Manastirliu përmes një postimi në Facebook, shkruan se ndërhyrja delikate është kryer nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, ku pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë puna vijon pa u ndalur.

Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë.  Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë#KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!