Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën dytësore Laç-Mamurras. Në fshatin Gjormë, një automjet tip “Benz” me drejtues A.V., ka aksidentuar drejtuesin e një motori, 45-vjeçarin Besim Seli. Ky i fundit, për pasojë gjeti vdekjen.
Nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihet se si automjeti ashtu edhe motori kanë përfunduar në një kanal buzë rrugës.
Drejtuesi i automjetit u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më pas është vetëdorëzuar në polici. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj. /abcnews.al/

