Pamje misterioze në Zaporizhia, çfarë tregojnë imazhet satelitore në uzinën bërthamore të Ukrainës

schedule11:19 - 7 Korrik, 2023

schedule 11:19 - 7 Korrik, 2023

Dy imazhe të reja satelitore tregojnë pika të bardha të paidentifikuara në majë të reaktorit 4 në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë. Objekti bërthamor ka qenë nën kontrollin rus që nga 4 marsi i vitit 2022, pasi Vladimir Putin urdhëroi trupat të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt të atij viti.

Janë pesë forma të bardha të dukshme në pamjet më të qarta të marra në mëngjes. Një foto e dytë e marrë më vonë tregon vetëm tre forma të bardha, sipas Sky News.

Asnjë formë e bardhë nuk mund të shihet në një foto të tretë, i cili është bërë disa orë përpara dy fotove të tjera. Kjo mund të jetë për shkak të një ndryshimi të ndriçimit, por nuk është përfundimtare. Nuk është e mundur të konfirmohet se cilat janë format vetëm nga imazhet satelitore.

Asnjë ndryshim nuk mund të shihet në krye të Reaktorit 3 në asnjë nga imazhet satelitore të dërguara në Sky News.

Presidenti Zelenskyy tha të martën se “tani kemi informacion nga inteligjenca jonë se trupat ruse kanë vendosur objekte që ngjasojnë me eksploziv në çatinë e disa njësive të energjisë të termocentralit bërthamor Zaporizhias. Ndoshta për të simuluar një sulm ndaj uzinës. Ndoshta ata kanë ndonjë skenar tjetër”.

Ai pretendoi se pajisjet ishin në krye të reaktorëve tre dhe katër.

Darya Dolzikova, nga njësia e politikave bërthamore dhe përhapjes së Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI) tha: Është e vështirë të gjykosh nga pamjet se çfarë tregojnë ndryshimet në çati, duke përfshirë nëse këto janë në ndonjë mënyrë të lidhura me pajisjet shpërthyese që tha inteligjenca ukrainase.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!