Një ndertëse trekatëshe u shemb me tritol mëngjesin e sotëm në Radhimë.
Ekspertët e IKMT konstatuan se kjo ndërtesë buzë detit ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Mëngjesin e sotëm u krye shpërthimi i kontrolluar me tritol, ku ndërkohë për të mbarëvajtur procesin u ndërpre përkohësisht qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum si dhe furnizimi me energji elektrike.
Sakaq, në të gjithë vendin vijojnë operacionet kundër ndërtesave në kundërshtim me ligjin si dhe zënien e hapësirave publike. / abcnews.al /

