Pamje dramatike të shembjes së urës në Indi

schedule13:53 - 5 Qershor, 2023

schedule 13:53 - 5 Qershor, 2023

Një pjesë prej 200 metrash e një ure të papërfunduar në shtetin indian të Biharit u shemb por nuk pati të lënduar apo të vdekur. Kjo është shembja e dytë e kësaj ure më shumë se një vit, pasi një pjesë e urës u shemb më parë në prill të vitit 2022.

Menjëherë pasi pamjet e urës së shembur u shfaqën në mediat sociale, zyrtarët shtetërorë mbajtën një konferencë për shtyp duke thënë se shembja ishte e qëllimshme, pasi ekspertët kishin vënë re disa probleme.

“Kujtojmë se një pjesë e kësaj ure u shemb më 30 prill të vitit të kaluar. Pas kësaj, ne iu drejtuam Institutit të Teknologjisë Rurki me një kërkesë për të kryer studimin”, tha Tejashwi Yadav, zyrtar në Bihar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i departamentit të ndërtimit të rrugëve, Prataj Amrit tha se prishja ishte një “masë paraprake”.

“U vendos që të mos rrezikojmë dhe të presim raportin përfundimtar. Për këtë kemi vazhduar me çmontimin e pjesëve të urës. Ishte pjesë e një mase të tillë parandaluese”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!