Pamje dramatike! Nëna hedh katër fëmijët nga dritarja për t’i shpëtuar nga zjarri

schedule22:46 - 26 Shkurt, 2021

schedule 22:46 - 26 Shkurt, 2021

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Stamboll. Një nënë ka hedhur fëmijët nga dritarja për t’i shpëtuar nga zjarri që kishte rënë në banesën e tyre në një pallat.

Pamjet po bëjnë xhiron e botës, ndërsa duket ku gruaja hedh katër fëmijët njëri pas tjetrit nga dritarja.

Zjarri shpërtheu në hyrje të banesës së familjes, çka e bënte të pamundur daljen nga dera. E ndodhur në kushte të tilla, e ëma është detyruar të ndërmarrë veprimin drastik para se të mbërrinin zjarrfikësit. Fatmirësisht, fëmijët dhe nëna e tyre shpëtuan. g.v/abcnews.al