Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamje brenda shtëpisë së barit në Krujë, kush janë pronarët dhe të arrestuarit, 2 u kapën me kanabis “në duar”

schedule09:56 - 14 Prill, 2022

schedule 09:56 - 14 Prill, 2022

Këto janë pamjet brenda shtëpisë së barit të zbuluar ditën e sotme në Krujë ku u  sekuestruan 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.

Gjatë operacionit policor të koduar “Çinari” u arrestuan në flagrancë Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani, të kapur në ambientet e magazinës.

Lexo edhe: VIDEO/ Shtëpi bari në Krujë, 4 të arrestuar, 2 punonjës të OSHEE, në kërkim pronari. Spiuni i futi në kurth

Gjithashtu, u shpall në kërkim Velidjan Broca pronar i magazinës, si dhe Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë në kultivimin e kanabisit.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!