Pamje apokaliptike/ Kroacia nën pushtetin e motit të keq, shkatërrohen çatitë dhe përmbyten rrugët

schedule17:45 - 19 Korrik, 2023

schedule 17:45 - 19 Korrik, 2023

Një stuhi e fortë përfshiu disa qytete të Kroacisë pasditen e së mërkurës dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Në Karlovac ka rënë breshër në madhësinë e një arre. Në Zagreb, qielli u errësua për pak çaste dhe një erë e fortë shkaktoi dëme të mëdha. Pemë të shumta u rrëzuan, era shkatërroi çatitë e shtëpive ndërsa shumë rrugë u përmbyten si pasojë e vërshimeve nga ujërat. Mediat kroate shkruajnë se një pjesë e Zagrebit ka mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet kanë ndezur sirenat e alarmit për të informuar për situatën e rëndë që po kalon vendi. Për momentin nuk ka informacione nëse ka të lënduar nga stuhia, por dëme të mëdha janë shkaktuar në të gjithë Kroacinë.

Bashkia e Zagrebit i bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet. Shërbimet e urgjencës së qytetit janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave dhe thirrjeve të qytetarëve.

/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!