Pamela Anderson është martuar me bobyguard-in e saj, Dan Hayhurst.
Sipas The People, aktorja e Baywatch, ka lidhur kurorë natën e Krishtlindjeve në një ceremoni intime në shtëpinë e saj në Kanada, sipas DailyMail.
“Jam pikërisht aty ku duhet të jem, në krahët e njeriut që më dashuron më të vërtetë,” ka thënë Anderson.
Modelja e Playboy ka thënë se ata ishin martuar në një pronë të cilën e kishte blerë nga gjyshëritë e saj 25 vjet më herët. “Ky është vendi ku janë martuar prindërit e mi dhe ata janë ende bashkë. Ndihem sikur jam plotësuar.”
Ndërkohë, çifti së bashku kishin një lidhje të dashurie prej një kohe të gjatë dhe nuk nguronin të dilnin hapur në publik./abcnews.al