Drejtuesi politik i demokratëve të Durrësit Edi Paloka ka ngritur akuza në lidhje me raportin me 13 pika ku PD analizon shkaqet e humbjes në zgjedhje.
Ai është shprehur në mbledhjen e ditës së sotme se ky dokument është hartuar me qëllimin që dikush të dalë mirë dhe dikush të dalë keq.
“Ky dokument është bërë që dikush të dalë mirë dhe dikush keq A duhet matur me vota rezultati apo me mandate të arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal që për 3900 vota nuk u mor mandati i 7?”, ka deklaruar Paloka. m.v/abcnews.al