Paloka në krye të Këshillit Kombëtar, Çollaku: Institucion paralel, kjo nuk i shërben bashkimit

schedule19:54 - 6 Maj, 2022

schedule 19:54 - 6 Maj, 2022

Ndërkohë që në selinë e PD u votua për kreun e Këshillit Kombëtar, ku fitues u shpall Edi Paloka, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ishte i pranishëm në studion e “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ku sqaroi arsyen se pse nuk iu bashkua këtij procesi.

Ai tha se sot po ngrihet një strukturë paralele pasi aktualisht Partia Demokratike e ka një Këshill Kombëtar, ndërsa shtoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me organet e tjera siç është edhe Kryesia.

Sipas tij institucionet paralele në PD nuk i shërbejnë bashkimit, prandaj është i nevojshëm që të pritet vendimi i gjykatës.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Në momentet që flasin po zhvillohet numërimi i votave për kreun e ri të Këshillit Kombëtar, ju jeni deputet i PD dhe ju automatikisht jeni anëtar i Këshillit Kombëtar, pse zgjidhet ta bojkotonit procesin?

Çollaku: Unë pashë një shumicë njerëzish që i njoh prej një jete, zgjodha ta refuzoj sepse mendoj se konstituimi i një institucioni të tillë është një konsolidim në krijimin e një strukture të dytë paralele. Sot është konstatuar një organ që quhet Këshilli Kombëtar ka dhe një organ të dytë që quhet Këshilli Kombëtar. Do të kemi dhe një Kryesi, ka dhe një Kryesi tjetër, madje sot ka dhe një kryetar që e ka marrë këtë detyrë ende pa u zgjedhur.

/T.H/Abcnews.al/