Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PS-së Taulant Balla për një postim të Lulzim Bashës për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut.
Paloka i drejton disa pyetje Ballës, një prej tyre “se çfarë di për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?”.
Ndërsa Balla shkruante se “drejtësia vonon por nuk harron”, Paloka shprehet se 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me ngjarjen, ku mbetën të vrarë katër efektivë të policisë.
Reagimi i Edi Palokës:
Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?
Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?
Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?
Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?
Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.
Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet!