Palmer zbulon takimin me Albin Kurtin: Çfarë presim nga kryeministri

schedule17:23 - 1 Nëntor, 2019

schedule 17:23 - 1 Nëntor, 2019

Zv/ndihmëssekreari amerikan i shtetit, njëherësh i dërguari i  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ndodhet ditën e sotme në Prishtinë, ndërsa është takuar me kreun e shtetit Hashim Thaci, kryeministrin në largim Ramush Haradinaj, dhe kreun e LDK-së Isa Mustafa që shoqërohej nga nenkryetarja Vjosa Osmani.

Ajo që ra në sy sot ishte mungesa e Kurtit në axhendën e takimeve të Palmer me krerët më të lartë të shtetit në Kosovë.

Ndërkohë, zyrtari amerikan ka shuar kureshtjen, teksa është shprehur se me Kurtin është takuar dy ditë më parë në Shkup. Palmer ka thënë se pritjet e SHBA-së për të si kryeministër janë se ai të jetë një partner i mirë.

“Kurti kryeministër, pritjet tona janë që ai të jetë një partner i mirë. Njihemi shumë gjatë, Kurtin e kam takuar në Shkup dy ditë më parë”, tha ai.

Palmer është ndalur edhe tek dialogu me Serbinë, ku ka theksuar se Albin Kurti duhet të integrojë mendimin e tij në këtë process.

“Kurti duhet të integrojë në të menduarit e tij se dialogu është i rëndësishëm edhe për SHBA-në”, shton ai.

Më tej Palmerka shtuar se shteti serb duhet të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës. /Abcnews.al