Palmer: SHBA është në anën tuaj, koha për marrëveshjen Kosovë-Serbi

schedule12:40 - 12 Qershor, 2019

schedule 12:40 - 12 Qershor, 2019

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të Amerikës, Matthiew Palmer, ka thënë se NATO ka intervenuar 20 vjet më parë ushtarakisht pas shterimit të përpjekjeve diplomatike.

“Si intervenim ka qenë mundësia e fundit për ta gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit për të ndalë shkatërrimet në këtë vend. Qëllimi ka qenë i qartë. Në këtë përvjetor solemn kujtojmë shumë ushtarë. Qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar se mund të jenë partner i komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Palmer nga ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Por nga fjalimi tij ai ka folur për marrëveshjen e mundshme me Serbinë.

“Tash nuk jemi të kthehet pas ora sa i përket pavarësisë së Kosovës. Kosova është e pjekur mjaftueshëm tani për të shërbyer në demokraci. Në 20 vjetorin e fundit të luftës, tani ju sfidojë sot që të parashihni një të ardhme më të ndritur. SHBA-të do të jenë në anën tuaj, por ditët sot kanë kaluar kur SHBA dhe BE do të futen nën krahun tuaj dhe të marrin vendime dhe mos tua lënë këtë gjë qytetarëve dhe liderëve të Kosovës”.

“Liderët duhet të synojnë të kenë në cak sfidat për të krijuar stabilitet energjetik dhe ku ndërmarrësit e rinj mund të veprojnë. Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë bashkë në emër të të gjitha viktimave dhe të gjejnë të zhdukurit. Nga ata duhet të përjashtohen retorikat nacionaliste”.

“SHBA qëndron pranë Kosovës për të inkurajuar përparimin, por Kosova duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për një marrëveshje me Serbinë me njohje të dyanshme dhe kjo do të ndalonte të gjitha kontestimet ku do të largoheshin të gjitha barrierat”.

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të arrijnë pajtimin.

“Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinjë dhe shumë të ngushtë dhe të dy vendet duhet ta zhbllokojnë të ardhmen evropiane. Nuk ka kohë më të përshtatshme se tash për ta bërë këtë”, ka thënë Palmer, njofton Klan Kosova.

“Maqedonia dhe Greqia arritën pajtimin dhe harruan konfliktet e së kaluarës. Duhet të kërkohet qëndrueshmëri dhe të përsëritet dhe të zhduken pengesat”.

“Gjithkush do të humbë nga bllokimi. Shfrytëzoni mundësinë e një të ardhme më të mirë”.

klankosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!