Pallati Mbretëror kërkon punonjës, Mbreti Charles ofron një pagë vjetore prej 40 mijë paundësh

schedule09:22 - 3 Nëntor, 2022

schedule 09:22 - 3 Nëntor, 2022

Mbreti Charles është në kërkim të një menaxheri të ri të kopshteve në Buckingham Palace dhe po ofron një pagë 40,000 £ në vit për këdo që provon të jetë ideal për këtë pozicion.

Charles e konsideron pozicionin shumë të rëndësishëm pasi tregon interes të madh për bimët në kopshtet e ndërtesave mbretërore dhe siç dihet ai është mësuar të flasë çdo ditë me bimët e tij. Reklama e re për Kopshtarin e Pallatit është për një pozicion të përhershëm dhe përfshin mirëmbajtjen dhe prezantimin e kopshtit dhe terrenit në një standard të shkëlqyer. Siç përmendet në reklamën “për t’u kujdesur për kopshtet që mijëra njerëz do të admirojnë”.

Pozicioni është për 39 orë në javë nga e hëna deri të dielën dhe aplikantët do të duhet të “drejtojnë një ekip të përkushtuar dhe të talentuar dhe të përdorin aftësitë dhe njohuritë e tyre për mirëmbajtjen e barit dhe kujdesin ndaj bimëve”.

Që në moshë të re, Charles kishte treguar interesin e tij për bimët dhe natyrën. Siç ka përmendur në intervista kur ishte fëmijë, ai mbolli perime dhe bimë me Princeshën Anne në kopshtin e Buckingham. “Më kujtohet si një fëmijë i vogël që shikoja bimët. Era kishte një ndikim të madh tek unë, nuk e di pse por unë u rrita duke dashur pemët, ato gjithmonë më intrigonin “, kishte thënë ai për kopshtin e gjyshes së tij në Lozhën Mbretërore. të kështjellës së tij Windsor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!