Procesi i vaksinimit në Vlorë do të nisë të enjten në mëngjes. Gazetari Elton Nika raporton se pallati i sportit në këtë qytet është bërë gati.
Paraditen e sotme ka mbërritur stafi, i cili po trajnohet për të bërë vaksinime. Mësohet se janë 1500 doza që do të mbërrijnë në Vlorë.
Vaksinimi do të nisë me personelin mjekësor. Të parët që do të vaksinohen do të jenë ata që nuk e kanë kaluar virusin.
Gjithashtu, pritet që së shpejti spitali rajonal i Vlorës do të presë pacientë të sëmurë me Covid. Janë tre mjekë pneumologë dhe tre infeksionistë që do të jenë në vijën e parë të këtij reparti Covid, që do të ketë 80 shtretër. Gjithashtu janë trajnuar edhe mjekë të tjerë.
Sakaq, procesi i vaksinimit nisi sot edhe në Shkodër, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. g.v/abcnews.al