Durrësi është zona më e prekur e tërmetit të 26 nëntorit i cili shkaktoi edhe viktima, ndërsa mijëra banesa janë të shkatërruara.
Gazetarja Glidona Daci ishte në një pallat të dëmtuar në lagjen 13 në Durrës. Banorët shprehen se apartamentet e tyre janë të pabanueshme, ndërsa askush nuk ka shkuar për verifikime.
“Njeri nuk ka ardhur, falemidnerit për ju gazetarët. Dua të them se siç e shihni edhe vetë situata është e rendë”, thotë njëri prej banorëve, teksa shton se pallati pati dëme edhe me tërmetin e 21 shtatorit, por nuk shkoi asnjë ekspert.
“Unë fillova ti riparoj vetëm dëmet e tërmetit të 21 shtatorit, ditën që i përfundova ndodhi tërmeti i dytë. Nuk ka ardhur njeri, nuk e dinë ku jetojmë.
“Por për të fjetur kam frikë, deri sonte kemi fjetur në makinë. Familja ime përbëhet nga katër anëtarë. Atë natë nuk kam qenë në shtëpi dhe fatmirësisht fëmijët kanë fjetur në dhomën time se nëse do kishin fjetur këtu do kishin pësuar shumë dëmtime, sic e shihni”, tha ai.